Po të deklaroj që jam me Luizin, nuk ka Perëndi që na ndal më në shtëpi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Armaldo Kllogjeri është një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. I njohur me epitetin ‘Maestro’, Armaldo duket se ka rregulluar marrëdhëniet në shtëpi me një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni, Luizin.

Së fundmi, teksa bisedonte me Dea Mishelin, Armaldo tha se nuk dëshiron që të deklarohet se ai është pjesë e grupit të Luizit. Kjo pasi sipas tij, ata të dy nuk i ndal dot asnjë më në shtëpi. Ndërkaq, për Oltën, Armaldo tha se ajo ka krijuar distancë nga ai.

“Po të deklaroj që jam me Luizin, ku ka Perëndi që na ndal më në shtëpi neve. A krijova unë distancë me Oltën, që e tha vetë? Kërkon energji të reja. U mërzit me energjitë e mia dhe kërkon energji të reja. Të vazhdojë me energjitë e saja”- i tha Armaldo Deas.

Kujtojmë që Armaldo dhe Luizi i kanë rregulluar marrëdhëniet së fundmi pas debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin për disa ditë me radhë.

You may also like