Po shkëlqen tek Aston Villa, gjiganti anglez kërkon të blejë Coutinhon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arsenal është duke kaluar një formë shumë të mirë në Premier League, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar pesë fitore. Shanset janë të larta që ata të kualifikohen në Champions League për sezonin tjetër dhe për rrjedhojë drejtuesit po mendojnë të përforcojnë ekipin.

Kështu, ata janë vënë në lëvije për të sjellë në ekip lojtarë të tjerë në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton Sport, londinezët kanë kontaktuar agjentët e Coutinho për të parë edhe mundësitë që kanë për një transferim të mundshëm të brazilianit.

Aktualisht, Coutinho është rikthyer në Premier League pasi është huazuar tek Aston Villa. Aty duket si një rilindje e yllit brazilian, ndërsa është ende nën pronësinë e Barcelonës. Arsenali kërkon ta blejë dhe pikërisht për këtë gjë është duke punuar edhe me agjentët e lojtarit. /oversport.tv

Foto: Aston Villa FC

You may also like