Po rri kot në shtëpi, më mirë dil dhe shko te burri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ronaldo hyri me “shpatë” në dorë dhe sulmoi Dean, Keisin dhe Nitën që sipas tij vegjetojnë në shtëpi dhe hanë bukë kot.

Sa i përket kësaj të fundit, ai edhe njëherë përsëriti faktin që Nita ka arritur kot deri në këtë pikë të lojës dhe se kur banorët nominojnë, emrin e saj nuk e përmendin sepse ajo nuk ekziston fare në shtëpi.

Duke folur me ironi, Nita tha se Ronaldo e zgjoi atë nga gjumi, ndërsa Luizi e ka mbajtur në shtëpi.

Luizi i tha Nitës se nuk i vë faj asaj për mendimet që ka brenda në shtëpi dhe se do e kuptoi jashtë rëndësinë e tij të vërtetë dhe do kuptoi që ka qenë ai, që e ka sjellë atë deri në këtë pikë të lojës. Ky i fundit i tha Nitës të shkojë te burri.

You may also like