Po përgatitet tarifa e re e energjisë, kush shpenzon më shumë do të paguajë më shtrenjtë

by admin
Spread the love

17 familje shpenzojnë 10 për qind të rrymës në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë nga Komisioni Rregullator për Energjetik, ku është duke u përgatitur tarifa e re e rrymës, sipas së cilës, ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shtrenjtë.

Çmimorja bëhet për shkak se, siç thonë nga Komisioni, nuk mund që amvisëritë të cilët shpenzojnë rrymë për ngrohjen e pishinave që i kanë në shtëpi, të paguajnë njejtë me rastet sociale, ose me qytetarët me të ardhura të ultë.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, thotë se për momentin po punohet në ndryshimet e sistemit tarifor me çka do të vendosen tre ose katër blloqe.

“Për rrymën e lirë nuk do të ketë bllok tarifa, gjegjësisht ajo do të mbetet e njëjtë, ndërsa bllok tarifat do të jenë për rrymën e shtrenjtë. Nuk kemi problem me qytetarët që shpenzojnë shumë, por do të paguajnë më shumë për atë. Me këtë ndryshim do të kontribuojmë të ulet shpenzimi i rrymës”, tha Bislimovski, transmeton SHENJA.

Sipas analizave të Komisionit, në vend ka 660 000 amvisëri, shpenzimi mesatar është 400 Kë/h

Përqindja më e madhe e është e amvisërive që shpezojnë deri 100 Kë/h edhe atë 21.49%.

Nga Komisioni thonë se 53 për qind e energjisë së shpenzuar është në tarifën e shtrenjte, ndërsa 43 në të lirën.

 

You may also like