“Po përgatisim variantin tonë”, Berisha për reformën territoriale: Vetëm kjo gjë e bën të mundur ndarjen e re

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se PD po përgatit një variant për ndarjen e re territoriale.

Berisha tha se një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale.

“Qytetarët me shumë të drejtë shtojnë pyetjen: po ju që nuk keni votat pse angazhoheni në një proces? Pyetja është e drejtë. Ne angazhohemi sepse reforma territoriale është shumë e rëndësishme për qytetarët. Ne përgatisim variantin tonë që e kemi shumë të qartë që me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama që bën gjithçka për të dominuar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohej. Një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale”, tha Berisha.

You may also like