“Po organizohen takime fshehurazi”, dega e LDG në Durrës nxjerr zbuluar Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i PD, Lulzim Basha organizoi një takim me degën e Lidhjes Demokratike të Gruas në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit me bazën dhe “zbritjen” në terren pas përplasjeve të zhvilluara.

Ndërsa sot, ka ardhur një reagim nga dega e LDG në Durrës ku deklarohet se drejtueset aktuale, vazhdojnë punën tyre normalisht dhe se asnjëra prej tyre nuk ka dhënë dorëhqejen. Ndër të tjera, në deklaratën e bërë me shkrim, ato shprehen se po bëhen takime të fshtehta dhe se kryedemokrati Basha po ngrinte grupe ilegjitime me qëllim për të zëvendësuar strukturat funksionale aktuale.

DEKLARATË PËR SHTYP Nga: Kryetaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Dega Durrës:

“Sic edhe përcakton Neni 58 I Statutit të PDSH dhe Statuti I LDGSH, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është një organizatë partnere e PDSH, e pavarur. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të LDGSH përcaktohen në Statutin e LDGSH.

Organizimi I strukturave të LDGSH, sic edhe Statuti I PDSH dhe LDGSH përcakton, bëhet nga vetë organizata. Askush, as Kryetari I PDSH, asnjë grup ilegal pune I krijuar prej tij nuk mund të përcaktojë apo të ndërhyjë në mënyrën e organizimit apo funksionimit të LDGSH.
Në këtë linjë, pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e lidershipit aktual të PDSH, Kuvendi Kombëtar I PDSH I dit 11 dhjetor miratoi në mënyrë unanime edhe një rezolutë e cila njeh autonominë e plotë të dy organizatave partene LDGSH dhe FRPD.

Ndryshimet në statutin e PD të miratuara nga Kuvendi I dt 11 dhjetor, riafirmojnë pavarësinë dhe autonominë e funksionimit të organizatave partnere, duke ju dhënë hapësirë më të madhe në vendimmarrje forumeve të grave dhe të të rinjve të PDSH, njohur rolit e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.

LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në Tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021.

Në LDG Durrës gjate procesit të fundit zgjedhor:
– janë anëtarësuar mbi 500 zonja;
– janë zhvilluar zgjedhjet në 34 grupseksione me parimin një anëtare-një-votë;
– jane kryer kuvendet e degëve ku jane zgjedhur 4 zonja kryetare:

KZAZ 21, Aishe Gashi
KZAZ 22, Dorilda Mara
KZAZ 23, Ledia Shtufi
KZAZ 24 Besa Cani

Askush nga ne drejtueset e LDG Dega Durrës nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk i ka përfunduar mandati. Jemi në detyrë, të cilën në koëra të vështira opozitarizmi po e kryejmë me përgjegjësi të plote.

Me indinjim po ndjekim procesin e riorganizimit të iniciuar nga Kryetari I Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në shkelje të plotë të statutit të PDSH dhe LDGSH duke krijuar grupe pune paralele ilegjitime duke cënuar kështu pavarësinë dhe autonominë e LDGSH.

Lidhjen Demokratike e Gruas së Shqipërisë, sic edhe theksuam edhe më lart, e ka përfunduar procesin e riorganizimit e secila prej nesh është brenda mandatit të përcaktuar me statut. Riorganizimi I njohur dhe I mbështetur plotësisht edhe nga ish Kryetari I PD Dega Durrës dhe deputet I PD z. Ferdinand Xhaferraj si dhe kryetari I komanduar I PD Dega Durrës z. Luan Hoti.

Jemi vënë në dijeni në mënyrë indirekte që sot po organizohet në fshehtëri të plotë një takim me gra pranë PD Dega Durrës me qëllim riorganizimin e LDG për këtë Degë. Asnjëra prej katër drejtueseve aktuale të LDG Dega Durrës nuk është njoftuar, asnjë anëtare e strukturave tona nuk është njoftuar. Mbledhjet e LDGSH, sic deri më sot duhet të jenë të hapura e transparente.

Asnjë proces paralel, antistatuor, antidemokratik nuk mund të cbëjë dot as strukturën e as kontributët e qindra zonjave demokrate anëtare të LDG Durrës.

Cdo proces jashtë atij të zhvilluar do të konsiderohet NUL.

Sigurojmë cdo anëtare të LDG Dega Durrës, që do të vijojmë të vendosura në detyrën që ato na e kanë besuar në drejtim të degëve të LDG Durrës duke përfaqësuar më së miri interesat e tyre.”, thuhet në deklaratë.

You may also like