“Po na detyrojnë të votojmë”, referendumet e Rusisë një farsë, SHBA e BE: Nuk i njohim!

by admin
Spread the love

Zyrtarë lokalë ukrainas thonë se zgjedhësit në katër rajone të pushtuara nga forcat e Moskës në Ukrainë po frikësohen dhe kërcënohen që të votojnë për bashkimin me Rusinë.

Gjatë votimit, që nisi të premten e pritettë zgjasë deri të martën në provincat Luhansk, Kherson dhe në rajonet ku Rusia ka vetëm kontroll të pjesshëm, Zaporizhzhia dhe Donetsk, votuesve u parashtrohet pyetja nëse dëshirojnë që zonat e tyre të bëhen pjesë e Rusisë.

Qendra votimi ndërkohë janë celur edhe në Rusi, ku mund të votojnë refugjatë dhe persona të tjerë nga këto zona. Vendet perëndimore dhe Ukraina thanë se votimi është i jashtëligjshëm, sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Çfarëdolloj votimi apo referendumi në territorin e Ukrainës mund të shpallet dhe zhvillohet vetëm nga autoritetet legjitime, në përputhje me legjislacionin vendas dhe standartet ndërkombëtare”, u shpreh në një deklaratë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Pra, ‘referendumet’ e planifikuara do të jenë të jashtëligjshme”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh nëpërmjet një deklarate se “Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë territorin ukrainas si asgjë tjetër përveçse si pjesë e Ukrainës.

Referendumet e Rusisë janë të rreme – një pretekst fals në përpjekje për të aneksuar pjesë të Ukrainës nëpërmjet forcës, në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, përfshirë edhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Do të punojmë me aleatët dhe partnerët për t’i sjellë me shpejtësi kosto të ashpra ekonomike Rusisë, thuhej ne deklaraten e tij.

Zyrtarët ukrainas thanë se njerëzve u ishte ndaluar largimi nga disa prej zonave të pushtuara, deri në përfundimin e votimit, dhe se grupe të armatosura shkojnë nëpër shtëpi për t’i detyruar njerëzit të votojnë, ndërsa punonjësve u është thënë se do të shkarkoheshin nëse nuk merrnin pjesë në votime.


Top Channel

You may also like