‘Po më mërzisin babin’, gruaja e Gent Hazizit komenton debatin e të shoqit me Oltën: Vajza filloi të qajë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partnerja e aktorit të njohur, Gent Hazizi, i cili së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania, ka komentuar debatin e bujshëm ku protagonistë ishte bashkëshorti i saj dhe Olta Gixhari. Ajo tha se Genti është shumë i sinqertë, ndërsa akuzoi aktoren për ofendimet e shumta kundrejt partnerit të saj.

“E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt.

Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda. Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon. Nuk lejon dikë që ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se deri në fund të karrierës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti. Nuk do të ndryshojë karakterin e tij për hir të lojës. Kjo është e sigurt”- tha ajo.

Më tej, bashkëshortja e Gentit rrëfeu edhe momentin e vështirë me vajzën, e cila është prekur nga ky debat i ashpër ku u përfshi edhe i ati. “E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra”- tha bashkëshortja e aktorit në Fan Club në Top Channel.

You may also like