“Po mblidhen firma të tjera”, Edmond Spaho tregon se çfarë po ndodh brenda PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur se kushdo mund të shkojë dhe të bëjë verifikimin e firmave atje ku janë depozituar, ndërsa shton se Kuvendi po mblidhet duke u bazuar në atë çfarë përcakton statuti.

Deklarata e Spahos:

“Vazhdojnë të mblidhen edhe firma të tjera. Statuti e ka përcaktuar qartë se cilët janë delegatët e Kuvendit Kombëtar. Dallon nga kryetarët e seksioneve, sekretarët e grup seksioneve, kryesia e degës, dhe më pas vijnë anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët, dhe drejtuesit qendrorë që janë këtu. Është shumë e thjesht për të bërë verifikimin, nëse dëshiron, pasi statuti për mbledhjen e Kuvendit ka përcaktuar dy forma ose nëpërmjet organeve përfaqësuese, ose vetë mbledhja nga anëtarësia. Në këtë rast jemi në thirrjen e Kuvendit nga anëtarësia e PD.

Neni 43 e përcakton se duhen 25% e firmave të delegatëve, sikurse përcakton që kërkesat që shqyrtohen në Kuvend duhet të mbështeten jo më pak se 15% e delegatëve. Këto të dy kushtet plotësohen. Kushdo mund të shkojë atje ku janë depozituar firmat dhe të bëjë verifikimin. Lulzim Basha e ka shprehur se nuk do të lejohet të mbahet Kuvend dhe e ka cilësuar si anti-amerikan. Po ç’lidhje ka me Amerikën Kuvendi i PD? Do merren në shqyrtim ndryshimet statutore dhe më pas do të hapet gara e Kryetarit”, u shpreh Spaho.

You may also like