“Po mbërrin një paradë ciklonesh”/ ‘Lumenj atmosferikë’ e bomba moti në Kaliforni!

by admin
Spread the love

Një paradë të pamërshirshme ciklonesh parashikojnë sinoptikanët amerikanë për Kaliforninë, e cila përgatitet këtë javë për një mot edhe më të ashpër, pasi ka vuajtur prej ditësh pasojat e reshjeve të rrëmbyera dhe erëra të dhunshme, që kanë shkaktuar 12 vdekje.

Më shumë se 120,000 persona atje janë pa energji elektrike, ndërsa guvernatori paralajmëroi se më e keqja pritet të ndodhë në 48 orët e ardhshme.

“Gjurma më brutale e motit të keq nuk ka mbërritur ende. Mos e provokoni fatin tuaj, por respektoni këshillat e autoriteteve”, tha Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë.

Ky raund i ri i motit të keq pritet të sjellë shira të dendur që do t`i kthejnë rrugët në lumenj, erëra që do të rrëzojnë pemë e linja të tensionit të lartë si dhe reshje të mëdha dëbore në rajonet verilindore.

Shërbimi Kombëtar i Metereologjisë ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje në zonat përreth Los Anxhelosit, duke përfshirë Orange County dhe qarkun e San Bernardinos. Në Luginën e Sacramentos, që mund të preket gjithashtu, mësimi është anulluar dhe shkollat janë mbyllur.

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Kaliforninë, ç’ka lejon aktivizimin se ndihmës së Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, e njohur gjithashtu si FEMA, që përdoret në raste fatkeqësisht natyrore.

Javën e fundit, Kalifornia, thotë BBC, ka përjetuar dy fenomene mbivendosjeje të motit,, një të ashtëquajtur lumë atmosferik, ku një rrymë e ajri të lagësht mbërrin nga oqeani, dhe një ciklon bombë, apo një stuhi me një rënie të shpejtë të presionit që krijon efektin ciklonik.

Lumenjtë atmosferikë mund të shkaktojnë reshje ekstreme dhe përmbytje, ndërsa ciklonet bombë sjellin një përzierje të ashpër temperaturave të larta dhe atyre të ulëta, që shpesh rezulton në erëra të forta dhe stuhi të dhunshme.


Top Channel

You may also like