Po lind çifti i parë në BB VIP? Banorët fillojnë të ngacmojnë modelen shqiptare

by admin
Spread the love

Loja veçse ka nisur mes banorëve në BB VIP Albania.

Gazetarja shqiptare, Paloma ka pyetur modelen, Beniada se kush është djali nga banorët VIP që i përshtatet tipit që ajo pëlqen, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka nisur përshkrimin e saj duke folur për këngëtarin Ardit Çuni, që është tip i thjeshtë dhe e bën të ndihet rehat e jo në siklet.

Madje, banorët, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj po e ngacmonin, derisa Iliri u shpreh se ai ka një ide se kush mund të bëhet çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beniada tutje shprehu se ajo do donte një tip që nuk e vret shumë mendjen, që është edhe intelegjentë, derisa pamja e jashtme për të s’ka rëndësi.


You may also like