“Po, kam blerë klikime”, këngëtarja shqiptare e pranon hapur

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur e shume e dashur per publikun shqiptar, Anxhela Peristeri, ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Gjatë programit “Aldo Morning Show”, ajo pranoi se ka patur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Më tej, këngëtarja shtoi se blerja e klikimeve është strategji marketingu. “Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha këngëtarja e njohur.

“Ajo që kam vënë re është se (unë kam dhënë koncerte të ndryshme në shesh) edhe këngët me 200-300 mijë (ndryshe nga ato që janë me 20 milionë apo 30 milionë klikime) njerëzit i këndojnë në grup. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që kënga të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”, u shpreh Anxhela Peristeri.

You may also like