Po ia “merr” Beyonce mikun e ngushtë? Në urimin për ditëlindjen e Valdrin Sahitit, Elvana shpreh hapur xhelozinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marrëdhënia e Elvana Gjatës dhe Valdrin Sahitit është për t’u patur zili. Përveç se kanë bashkëpunime të shkëlqyera profesionale, ata kanë prej vitesh një raport mjaft të mirë shoqëror.

Ditën e sotme, stilisti feston ditëlindjen dhe artisja u kujdes që t’i bënte urimin më të bukur.

Elvana mblodhi momentet më të veçanta të tyre dhe i dedikoi fjalët domethënëse.

“Lutem dhe uroj që të arrish vendet, të cilave ti iu përket! Ne jemi të gjithë krenarë për ty! Unë nuk mund të të bëj një dhuratë më perfekte sesa miqësia që kemi sot! Një jetë bashkë e kurrë s’u nalëm tu kesh. Të dua!”, ka shkruar Elvana në urimin kushtuar Valdrin Sahitit.

Por, këngëtarja nuk mund të rrinte vetëm në limitet e seriozitetit dhe i ka shtuar pak doza humori duke shprehur haptas xhelozinë për shokun e saj të ngushtë pasi shkruan se ‘edhe vdekjen e dinte, por që do ja merrte Beyonce mikun e ngushtë nuk e kishte menduar ndonjëherë’.

“Epo vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë!! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ‘Oh hi Drinki, hi love, hoë are you…’. Shko moj vajzë na lej rehat!!!!!”, shkruan Elvana në Instastory, krahas fotos së divës së muzikës ku shihet me fustanin e zi, të krijuar nga vetë Valdrini.


You may also like