“Po i shesim shpirtin djallit për një lojë” Debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Donaldit iu dha një mision që shkakoi debate dhe diskutime të shumta në shtëpi. Beatrix aktroi sikur ishte xheloze për marrëdhënien mes Donaldit dhe Egzonës duke bërë që kjo e fundit të lëndohet shumë.

Pasi u zbulua misioni i çiftit, një debat i ashpër ka ndodhur mes Donaldit dhe Einxhel. Aktori ka pyetur banorët se pse nuk shkuan që t’i qëndronin pranë Egzonës dhe se u treguan shumë jonjerëzorë.

Nga ana tjetër, Einxhel se nëse flasim nga ana njerëzor ai dhe Beatrix nuk duhet ta bënin një lojë të tillë. Debati ka vazhduar gjatë dhe në një bisedë me Dagz, Einxhel u shpreh se po i shesin shpirtin djallit për një lojë.

Debati mes tyre

Einxhel: E lëmë diskutimin nga ana njerëzore, se nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë far feje, nga ana njerëzore. Po ta kapim nga ana njerëzore, ta kishin menduar sa njerëzore është para se ta katandisnin ashtu

Donaldi: Ta katandisni?

Einxhel: Po pra, se nuk ka faj Arjola se nuk ka shkuar ta ngushëlloj, se nuk e mërziti Arjola, nga ana njerëzore

Donaldi: Çlidhje ka kush e mërziti?

Einxhel: Ana njerëzore, zgjidh një shaka tjetër. Nëse të shqetëson kaq shumë ana njerëzore, bëni shaka njerëzore. E mos i kërko llogari Arjolës dhe ne të tjerëve pse nuk shkuat ta ngushëllonit Egzonën se është njerëzore. Njerëzore ishte të mos e bënit me njeri këtë gjë, ta bënit me një situatë.

Donaldi: Nëse nuk jam unë shkaku i mërzitjes tënde, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vij, nga ana njerëzore, kjo është ana njerëzore. E kupton? Që ty mund të të mërzisë Ilir, flas kot dhe unë vij të them zemra ça ke, u mërzite? Se shtëpia kaq është. Dhe shakanë nuk e vendos, e vendos produksioni

Einxhel: Shakanë e keni vendosur ju

Donaldi: Unë jo

Einxhel: Nga ana njerëzore ta qetësojë ai që ka krijuar situatën, jo unë

Donaldi: Trixa që ishte në lojë?

Einxhel: Situatën e ke krijuar ti se kishte të bënte me ty, jo me mua

Donaldi: Unë po e qetësoja, ti që po e shikoje ça bëre?

Einxhel: Unë po qetësoja këtë tjetrën

Donaldi: Kë po qetësoje? Kishte Arjolën

Einxhel: Kë po shikoja, erdhi Trixa me kapi në banje


You may also like