Po hapa ‘Kutinë e Pandorës’, do nxjerr veten në nominim me Oltën. Më pështyni po s’e bëra

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas mëngjesit, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë si rutinë të ulen e të diskutojnë me njëri-tjetrin tema të ndryshme. Gjatë bisedës ditën e sotme, këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur hapur dëshirën për të qenë në nominim vetëm me Olta Gixharin.

Një ide e çmendur në fakt, duke pasur parasysh se dy banorët janë ndër më të komentuarit e momentit. Luizi tha se nëse do t’i jepej mundësia që ai të hapte Kutinë e Pandorës, kjo do të ishte pikërisht zgjedhja e tij, që ai të shkonte në të njëjtin televotim me Oltën.

Një nga banoret që e ka mbështetur ishte pikërisht Dea Mishel, e cila tha se mendon si Luizi, duke thënë se kjo në fakt do të ishte loja e duhur. Ndër të tjera, këngëtari tha se në një televotim me dy konkurrentë të fortë, eliminohet gjithmonë i treti.

Luizi: Me ma dhënë zoti ‘Kutinë e Pandorës’, me më thënë që me nxjerrë dy vetë në nominim, dyshe-dyshe, po nuk nxorra veten dhe Oltën, më pështyj në surrat

Valbona: Seriozisht?

Luizi: Direkt. Pasha këtë ditë. Veten dhe Oltën

Dea: Shiko, këtë po mendoj edhe unë që të nominojmë të fortët dhe të shikojmë kush rri. Se kjo është lojë e fortë.

You may also like