Po diskutohet për luftë, biseda Biden-Putin nis me buzëqeshje

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, u panë duke përshëndetur me dorë njëri-tjetrin dhe duke buzëqeshur, në nisje të takimit të tyre virtual këtë të martë. Edhe pse çështja kryesore e diskutimeve është tepër serioze, mundësia e një lufte në Ukrainë, dy njerëzit më të fuqishëm të botës u dukën të relaksuar, të paktën nga pamjet e publikuara nga agjencitë ruse të lajmeve.

Biden pati edhe disa probleme teknike, pasi nuk kishte ndezur mikrofonin dhe u pa të përshëndeste me dorë homologun rus.

“Përshëndetje zoti President”, u dëgjua t’i thoshte Putin në rusisht. Më pas, Biden u pa të shtypte butonin e audios dhe të thoshte: “Përshëndetje, më vjen mirë që të shosh sërish”. Telefonata, në një rrjet super të sigurt, nisi në orën 10:07 të mëngjesit sipas orës së Uashingtonit dhe 18:07 sipas orës së Moskës. Mediat vendase atje nuk u lejuan të ndiqnin bisedën.

Kjo është një prej përpjekjeve më të mëdha të Biden për të zgjidhur në mënyrë diplomatike krizën që po përshkallëzohet dita-ditës në Ukrainë. Biden pritet të paralajmërojë Putinin për pasojat e pushtimit të Ukrainës. Ndërsa lideri rus ka thënë më herët se kërkon garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet më në lindje.

This post was published on 2021-12-07 5:33 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like