Po afron rikthimi i Lukakut, Interi synon ta mbajë gjatë belgun në Milano

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Romelu Lukaku është thuajse gati për tu rikthyer në fushë me fanellën e Interit pas dëmtimit që pësoi në 28 gusht. Por klubi zikaltër nuk mendon vetëm për të tashmen për sulmuesin belg që u rikthye në Milano në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po negocion me londinezët rinovimin e huazimit edhe për një vit tjetër. Palët do të takohen për të vendosur të ardhmen e belgut, por duket se Lukaku do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Serie A.

Chelsea nuk ka ndërmend ta kthejë sulmuesin në Premier League dhe në marrëveshjen e re Interi mund të përfshijë edhe një klauzolë të re për të drejtën e blerjes, për të marrë përfundimisht kartonin e lojtarit në vitin 2024. /Oversport.tv

 

You may also like