Plori: Pashë shkëndija te skuadra, Aralica e Latifi mund të bënin më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas tre humbjeve, Vllaznia mori një pikë në shtëpi kundër Laçit. Shkodranët tani kanë zbritur në vendin e pestë dhe trajneri Elvis Plori pas ndeshjes tha: “Të them të drejtën ishte një ndeshje e vështirë në çdo aspekt, kundrejt një skuadre me elementë cilësorë në përbërje, pavarësisht rezultateve në javët e fundit.

E vlerësuam mirë dhe pashë një shkëndijë te skuadra, pasi dolëm në sulm, presuam më shumë dhe provuam diçka më tepër, por na mungoi shpejtësia e veprimeve, sidomos në finalizim”.

“Në ndeshje të tilla, kur ke disa raste dhe nuk finalizon, është e pamundur të fitosh. Në këto takime nuk mund të krijosh shumë raste, por ato 2-3 duhen shfrytëzuar për të shënuar. Si Aralica, ashtu edhe Latifi mund të bënim më mirë si në pasimin e fundit, ashtu edhe finalizim”, shtoi Plori në Supersport.

“Këto rezultate negative janë për shkak të performancës jo në nivelin e duhur. Kjo ka bërë që skuadra të jetë nën presion dhe kjo ka ndikuar në ecurinë e ekipit.

Nuk ka probleme të tjera, por edhe lodhja ka bërë pjesën e vet, pasi edhe sot në minutat e fundit ra disi rezistenca e lojtarëve. Bëmë ndërrime, por edhe përshtatja e atyre që vijnë nga stoli është e vështirë”.

” Dolëm disa herë në superioritet numerik, por nuk bëmë pasimin në kohën dhe vendin e duhur. Kemi një grup lojtarësh që ka punuar mirë me atë sistem loje dhe do të reagojmë shumë shpejt”, përfundoi Plori. / oversport.tv

You may also like