Plori: Partizani emër i madh, ne jemi Vllaznia! Do kemi marsh tjetër

by admin
Spread the love

Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë, doli para mediave në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit. Ky duel do të luhet prej orës 17:45 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që tekniku shkodran deklaroi:

“E kemi pritur për këtë mundësi, një sfidë me ta është gjithmonë e rëndësishme. Shpresoj që lojtarët të japin më të mirën dhe të fitojmë, është një kompeticion me dy takime. Kërkojmë të jemi në finale, ndeshja është e fortë sepse edhe Partizani këtë do”.

“Mungesat? Kemi pasur disa mungesa nga sfida me Egnatian. Stafi mjekësor ka bërë më të mirën dhe sot do konkretizohet grupi i lojtarëve. Kupa është një tjetër lojë, ta harrojmë atë me Egnatian dhe humbjen. Lojtarët do jenë në tjetër marsh. Gurishta është i konfirmuar se mungon, me gjithë përpjekjet e mjekëve”.

“Latifin e kemi lojtarin më të mirë të skuadrës edhe me statistika. Forma e tij dhe angazhimi janë një ndihmë e madhe për ne.”

“Çdo javë që kalon, tanimë kuptohet se intensiteti i ndeshjeve ka specifika. Të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Besoj se edhe lojtarët që kanë pasur probleme, do jenë gati për në fundjavë me Kastriotin. Kemi një emër të madh përballë, edhe ne jemi Vllaznia dhe hyjmë në fushë për maksimumin. Jemi të fortë dhe duam të marrim maksimumin”, përfundoi Plori. / oversport.tv

You may also like