Plori: Duhet të tregohemi më të zgjuar, mëkat të humbësh 2 pikë në minutën e 99-të

by admin
Spread the love

Elvis Plori është shfaqur i mërzitur në emisionin “Gol Pas Goli” pas barazimit 1-1 përballë Teutës:

“Kur mendon se ke marrë tre pikët dhe pastaj i humbet, të ikën edhe qetësia. Megjithatë, kërkoj falje për ata që më kanë parë. U zemërova se në minutën e 99-të kishte një faull dhe u xhindosa me arbitrin, sepse pastaj nuk do të kishte më kohë. Një sekuencë e vogël që bën dallimin, një faull që më ka hequr dy pikë sepse pas asaj goditje këndi erdhi goli i Teutës.

Kur futemi në fushë nuk mendojmë për rivalët, duhet të jemi më të përqendruar dhe më të zgjuar në mbrojtje të rezultatit. Nuk është e lehtë ta ndryshosh karakterin e grupit, janë lojtarë që duan të luajnë pastër.

Çunat ishin të vendosur mirë në fushë, pati edhe gabime. Loja kishte një ritëm të kënaqshëm pas 120 minutave me Partizanin, e kishim analizuar mirë Teutën. Ia arritëm t’i godisnim, na mungoi pasimi i fundit për të mbyllur ndeshjen.

Në minutat e fundit, ka shumë presion dhe kishte gabim në vendosje. Duhej larguar topi, por nuk e kam parë në përsëritje për të folur më qartë për vendosjen”, ka thënë trajneri i Vllaznisë. / Oversport.tv

You may also like