“Pleqëria është periudha e perëndimit, por ama ka edhe perëndime që meritojnë të shihen nga të gjithë” – bota.al

by admin
Spread the love

“Gennaro, një i moshuar 93 vjeçar nga Capri, mëngjesin e djeshëm mori në telefon policinë, duke e lënë mënjanë gjithë sikletin që ndjente.
“Kam etje, kam uri. A mund të më sillni pak ujë dhe fruta?” – pyeti i moshuari operatorin e 112, i cili përgjigjej në anën tjetër të telefonit. – “Por jo mollë, pasi ato janë shumë të forta dhe nuk mundem t’i përtyp dot”, – shtoi ai.

E kështu, në pak kohë, disa policë shkuan në supermarket për të blerë ushqime dhe pijë, dhe më pas shkuan të trokisnin në derën e shtëpisë së të moshuarit. Gennaro dukej qartë që u lumturua pamasë. “Uluni të pijmë një kafe bashkë, ju lutem”, – i kërkoi ai të dy policëve.

E kështu, ndërsa të tre po bisedonin, Gennaro “u arratis” nga burgu i vetmisë që ndjente, duke u treguar policëve për të atin që i kishte vdekur në luftë, për punën që kishte bërë, për të shoqen e tij, e cila gatuante shumë mirë, për gjithë sakrificat e jetës dhe dhimbjet e shpinës që nuk e linin më të flinte rehat. Dhe gjithë këto i rrëfeu me një ëmbëlsi të pamasë, që vetëm të moshuarit dinë ta japin.

“Në pleqëri çdo gjë bëhet e largët, shpesh edhe dhoma ngjitur të duket larg”, thoshte shpesh gjyshja ime. Dhe kishe të drejtë, e dashur gjyshe, sepse pleqëria është periudha e perëndimit, por ama ka edhe perëndime që meritojnë të shihen nga të gjithë”. – Arma dei Carabinieri, faqja zyrtare.

You may also like