PLD pas takimit me Kovaçevskin kanë vendosur të mbeten në Qeveri

by admin
Spread the love




Kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski së bashku me kryeministrin Zoran Zaev ka takuar sot partitë e vogla të koalicionit të LSDM-së. Në takimin me udhëheqësinë e PLD-së, janë dakorduar politikat programore me rëndësi për partinë Liberal Demokrate, kryesisht në sferën e ekonomisë, ekologjisë dhe reformave zgjedhore.

“Janë miratuar kërkesat tona të cilat do të afirmojnë politikat tona liberale. Ato janë: rrumbullakësimi i procesit të decentralizimit, hapja e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sjellja e modelit me një njësi zgjedhore, lista të hapura për zgjedhjen e këshilltarëve, rregullim i tregut me kriptovalutat, ndryshime në Ligjin për Ndërtim dhe Planifikim Urbanistik me qëllim ndalimin e kaosit në qendrat e qyteteve dhe vendosja e theksit te jeta humane dhe ekologjia”, thuhet në komunikatën e PLD-së, raporton SHENJA.

 


You may also like