Playoff dhe playout në Kategorinë e Parë, katër duele luhen sot

by admin
Spread the love

Duelet në futbollin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Ditën e sotme do të luhen duelet e play-out të Kategorisë së Parë, duke nisur nga ora 15:00.

Pogradeci përballet me Orikun dhe do tentojë fitoren për të qëndruar në Kategorinë e Parë, sikurse Turbina ndaj Devollit.

Në 16:00 janë në program ndeshjet e playoff, Apolonia-Tërbuni dhe Korabi-Tomori. Nga këto ndeshje përcaktohet çifti finalist i playoff.

Fierakët dhe dibranët kanë në favor edhe barazimin për të shkuar në finale. Ai që triumfon në finale ndeshet me vendin e tetë të Superiores.

Playout – Ora 15:00
Pogradeci-Oriku
Turbina-Devolli

Playoff – Ora 16:00
Apolonia-Tërbuni
Korabi-Tomori

/ oversport.tv

You may also like