Plator Nesturi parashikon se çfarë do të ndodhë më 8 janar: As Basha as Berisha nuk kanë shumicën e PD

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Plator Nesturi ndan mendimin se më 8 janar nuk do të ketë ndonjë përplasje të madhe në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nesturi i ftuar në Zona Zero deklaroi se “Berisha i ka përdorur përherë format e forta, nuk mendoj se jemi në to kushte ku çdo kush mund të bëhet kamikaz, sot pas ’97-ës kemi njerëz me makinë me miliona euro”.

“Nuk pres asnjë incident, realisht. Shikoj që pavarësisht se të ndarë në dy pjesët, unë shoh që të dy së bashku kanë me pak se gjysmën e masës së demokratëve. Shikoj që një pjesë e madhe e demokratëve nuk shprehen, përballë kësaj bufonate. Në protestë nuk besoj se do të ketë përplasje. Çdo lloj tentative mund të shikohej si prishje e rendit publik. Mendoj se Berisha këtë synon që të implikojë edhe forcat e rendit në këtë gjë, sepse ndoshta do të jenë të detyruar për të ndërhyrë, për të krijuar binomin që Rama dhe Basha janë së bashku, për të gjetur justifikimin për të marrë një fitore morale”, tha Nesturi.

Berisha e zgjati këtë me foltoren. Me 10 mijë veta nuk merret PD-ja, se është më e madhe. Edhe Basha nuk arrin të krijojë frymë, kjo është edhe e keqja më e madhe.

You may also like