Plas sherri me deputetin, Grida Duma merr vendimin e papritur pas debateve të forta

by admin
Spread the love

Filloi dhe përfundoi me debate raportimi i Bora Muzhaqit në Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend, ku ajo kishte shkuar për të raportuar mbi Projektbuxhetin e vitit 2023.

Një ditë më parë, kryetarja Grida Duma i kërkoi Muzhaqit numrin e të rinjve në vend, gjë të cilin ajo nuk e kishte për momentin duke zgjedhur ditën e sotmë për ta sjellë.

Teksa Muzhaqi raportonte, u kalua te pyetjet e deputetëve, por kësaj radhe ishte Ilir Metaj që debatoi me njërën prej deputeteve demokrate të pranishme në Komision.

“Kur flas unë ju lutëm mos më ndërprisni. Kaq të drejtë e kemi këtu. Ju lutëm qetësohuni pasi keni edhe ujë aty para”, tha Metaj duke shkaktuar reagimin e Dumës.

“Ndërpresim seancën dhe rimblidhemi për masë disiplinore. Nuk mund t’i drejtohesh deputetes ti ashtu”, tha Duma.

You may also like