Plas keq sherri mes Balliut dhe Çipës: Çfarë do të bëni me ish-kryeministrin Berisha?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Aleksandër Çipa u përplas sot në emisionin ‘Breaking’ me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, teksa po diskutonin për krizën brenda partisë.

Shkak i kësaj përplasje, u bë deklarata e Çipës se: Berisha me fushatën e tij të Foltores po fsheh çështjen kryesore atë të shpalljes si person non-grata nga SHBA dhe se po krijon një “luftë” me ambasadoren Yuri Kim, duke harruar që ky është vendimi zyrtar i SHBA-ve.

“I gjithë diskutimi dhe polemika mes palëve, duket se eklipson, palët dhe asaj që e solli deri këtu. Shkak ishte vendimi i zotit Basha që u dakordësua me vendimin e DASH. Po mirë do të ndodhë kjo gjë Berisha merr drejtimin e partisë, çfarë do të ndodhë me qëndrimin e zyrtar të PD? A do të riktheni Berishën në grupin Parlamentar?“, iu drejtua Çipa, Balliut.

Ish-deputeti la të nënkuptojë se po dhe pse në mënyrë jo direkte. Ai sulmoi sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken duke u shprehur se mashtron sa i takon shpalljes non-grata të Berishës, pasi nuk ka nxjerrë asnjë dokument si provë.

“Kjo parti që është ndërtuar për vlera pro amerikane, Berisha është lideri historik, e Basha është në këtë këto parti për këto vlera. Të më thuash se kemi një njeri të korruptuar, e mos të nxjerrësh një letër e një prove, e ke frikë se del emri i Delina Ficos. Nuk jam unë që të jap shpjegime Amerikës… kështu del se Blinken po mashtron. Në atë kohë ka bërë një raport se në atë kohë ka bërë një raport për luftën kundër korrupsioni e ka vlerësuar Berishën, kur ishte në DASH. Sot si sekretar i Shtetit bën një gjë tjetër. Tani duhet të dalë dhe të sqarojë pozicionin. Mos bëj mua një raport antikorrupsion dhe del duke u përqafuar me Arben Ahmetajn, që është figura e korrupsionit në Shqipëri. Është njësoj sikur të kërkosh të luftosh krimin e të dalësh në foto me Zani Çaushin. Nuk ka gjyq për Berishën ndaj akuzave. Shqiptarët janë më pro amerikanë, nuk e di në ka ndonjë antiamerikan”, tha Balliu.

Ndërsa Çipa replikoi duke theksuar se kjo është një akuzë shumë e rëndë ndaj sekretarit të shtetit dhe se shpallja non-grata është vendimi zyrtar i DASH.

“Kjo është akuzë e rëndë ndaj një sekretari të shtetit. Ka një qëndrim të qartë të DASH. Ne jemi gazetarë e nuk mund ta themi këtë se kjo në individë të caktuar e duam që nuk e duan Amerikën. Duam ta themi se është një shtet që ka çliruar gjysmën e kombit. Është në lojën e Berishës që kërkon ta personaliziojë marrëdhënien me ambasadoren, e matanë kësaj është për llogari të konjukturës së anëtarësisë. Është një marrëdhënie shumë problematike ndërmjet informaliteit dhe formaliteit, se të dyja palët e konsiderojnë si legale një gjë të tillë. Atakimit, kjo është një tendencë e zotit Berisha,. Nëse e keni vërë re, ambasadorja ripërsërit qëndrimin e SHBA, se Amerika nuk bashkëpunon, po mirë do iki Yuri Kim, por çfarë qëndrimi do të mbajë Amerika? Berisha është sot një aktor politik pa tagrin e përfaqësimit institucional. Yuri Kim është me tagrin institucional e nuk i lejohet të flasë për tej kësaj”, theksoi Çipa.

Ndërsa Balliu replikoi se akuzat e lëshuara janë “pa asnjë prove e asnjë fakt, jep prova zotëri”.

You may also like