Plas keq në PD: O legen, turp të kesh Roland Bejko nxirret nga selia me “ceremoni” nga demokratët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roland Bejko, është paraqitur në selinë e PD, për mbledhjen që ka thirrur Lulzim Basha atje, por është përzënë në mënyrë “ceremoniale” nga demokratët.

Ai është shoqëruar nga selia dhe nuk është lënë të hyjë brenda, ndërkohë që ka patur thirrje në drejtim të tij.
Bejko është një nga mbështetësit më të flaktë të Lulzim Bashës në ekranet televizive.

Erdha të hyj në seli, jam në shtëpinë time“, tha Bejko ndërkohë që u nxorr jashtë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të rikthehet në seli, Bejko tha se një gjë e tillë duket e pamundur, për shkak të prezencës së protestuesve.

Ende nuk ka nisur protesta në selinë e PD, por situata duket mjaft e tensionuar.

Basha e ka mbushur oborrin e selisë me makina të shumta, për të penguar protestuesit, ndërkohë në seli ka hyrë një numër i konsiderushëm njerëzitsh dhe roje private.

You may also like