Plas keq mes dy gazetarëve të njohur, Artan Hoxha i dërgon mesazhin e koduar Arian Çanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari i njohur Artan Hoxha, ka dalë me një mesazh të koduar në rrjetet sociale, që duket si një “thumb” i hapur ndaj kolegut të tij, gazetarit Arian Çani.

Hoxha shkruan se çdo të premte në mbrëmje, dikush kujdeëset në një televizion kombëtar shqiptar, që të na përshëndesë me këngën “Athina mu”(Athina ime).

Si kundërpërgjigje Hoxha e përshëndet me këngën e Papakonstandinu;”Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”.

Postimi i plotë:

“Papakonstandinu;”Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”…
Per pak harrova qe eshte e premte.

Si çdo te premte ne mbremje, dikush kujdeset te na pershendes gjithnje ne nje ekran kombetar, me kengen greke, “Athina mu”(Athina ime)…

Mbase kenga qe u pershendes çdo te premte ne mbremje, “Greko maskara” u eshte merzitur, prandaj sot po u pershendes me njerin nga kengetaret me te medhenj te rrokut grek, Vasilis Papakonstandinu…
Te mesuar gjithnje me buzukun grek, Papakonstandinu me terhiqte vazhdimisht, jo thjesht pse ishte nje kengetar i madh ndryshe nga kengetaret greke te tradites, jo pse ishte rebel dhe mjaft i dashur nga rinia, por sepse vazhdimisht ne tekstet e kengeve te tij, kishte mesazhe te forta politike, kunder politikaneve dhe ultranacionalisteve greke…

Kenga mban titullin:

“Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”…

Titull qe me vjen ndermend sa here me shfaqen ne ekran, keta allvanozet greqishtfoles, te cilet hiqen me greke se naci onalistet ek stremiste greke”, shkruan ai./Korrieri

You may also like