Plas debati i ashpër tek Shëndetësia mes Manastirliut dhe deputetes: Po bëheni qesharakë

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e sotme u përfshi në një debat të fortë komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë teksa po raportonte për buxhetin ministrja Ogerta Manastirliu.

Shkak u bë kërkesa e deputeteve të opozitës për të treguar kriteret që janë përcaktuar në pikëzimin për ndihmën ekonomike.

Debati:

Albana Vokshi: Ju lutem përse nuk bëni transparente pikëzimin për ndihmën ekonomike, vetëm përgjigju pyetjes.

Ogerta Manastirliu: Të flasësh realitetin mund të mos ju pëlqejnë, ju ndihmën ekonomike e kishit të barabartë me votën.

Albana Vokshi: Po bëheni qesharakë, na thuaj pikëzimin, po e përdorni për vota, patronazhistët.

Ogerta Manastirliu: Vendimi i qeverisë është në fletoren zyrtare. Nuk ka lidhje lavatriçe dhe frigorifer. Ju lutem zonja Duma mos bërtisni, se ju kam afër

Grida Duma: Atëherë përgjigju.

Ogerta Manastirliu: Unë do të përgjigjem për atë që di unë të përgjigjem. Duhet të jemi seriozë, të mos bëhemi qesharakë.

Albana Vokshi: Grida, Grida….

Ogerta Manastirliu: Të lutem se e kam me qytetarët dhe jo ty këtë informacion.

You may also like