Planet për sezonin e ardhshëm, Lampard në “vallen” e stolave të Premier League – Shqip

by admin
Spread the love

Frank Lampard nuk dëshiron të heqë dorë nga dëshira për të trajnuar sërish. 44-vjeçari synon të rikthehet tek një skuadër kompetitive dhe gjasat janë që një gjë e tillë të ndodh vetëm në muajt e verës. Anglezi po e shfrytëzon këtë periudhë për biseda me klubet, ku duket se e ardhmja do të jetë sërish në Premier League. Sipas asaj që raportojnë mediat ishullore, ish-trajneri i Chelsea e Everton është në kontakte intensive me dy skuadra që nuk po bëjnë mirë në këtë moment, si Leicester dhe Southampton.

Por një pistë e re ka dalë në dritë për të ardhmen e Lampard. Shkarkimi i Vieria nga stoli i Crystal Palace ka forcuar pozitat e një ulje në pankinë të ish-mesfushorit. Lampard ka drejtuar në periudha të shkurtra te Chelsea dhe Everton, gjithsesi kanë rritur shanset e tij për të marrë një skuadër në elitën e futbollit anglez. Nën drejtimin e Everton, Lampard qëndroi në stol në 44 ndeshje, me një mesatare prej 1 pike çdo 90 minuta, ndërsa tek Chelsea statistikat ishin më të mira, 1.75 pikë për ndeshje në 84 duele në pankinë.

Klan News

You may also like