Plan rezervë nëse dështon “pista” Kane, United vëzhgon nga afër talentin e Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me kërkesën e veçantë nga trajneri Erik ten Hag, drejtuesit e Manchester United kanë nisur nga puna për të transferuar një sulmues në merkaton e verës. Tekniku holandez ngul këmbë për një numër 9 që të përmbyllë me sukses aksionet e skuadrës teksa zgjedhja e parë është Harry Kane i Tottenham.

Vetë sulmuesi i kombëtares së Anglisë është i joshur nga ideja për të luajtur me United sezonin e ardhshëm, megjithatë në mes është edhe kasta drejtuese e Spurs-ave që nuk dëshirojnë të përforcojnë kundërshtarët në Premier League.

Duke njohur vështirësinë e negociatave, drejtuesit e United nuk po qëndrojnë duarkryq, por kanë gati edhe planin “B”. Në listën e anglezëve është edhe talenti që aktivizohet me Atalantën në Serie A, Rasmus Hojlund.

20-vjeçari realizoi nëntë gola këtë sezon të Serie A dhe ka pas tij interesin e klubeve më të mëdha europiane duke u cilësuar si “Haalandi” i ri. Në klubin bergamask e konsiderojnë të pashitshëm dhe thelbësor për projektin e së ardhmes, por para ofertës së duhur te Atalanta do të ishin të dorëzuar.

Topi është në fushën e United dhe të zgjedhë nëse do të transferojë një lojtar me eksperiencë si Kane, apo talentit premtues për të ardhmen, Hojlund.


Top Channel

You may also like