Plagoset me armë zjarri 27 vjeçari nga Krushopeku i komunës së Sarajit

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot pas mesnate një 27 vjeçar nga Krushopeku i komunës së Sarajit në Shkup është plagosur në këmbë. Nga MPB bëjnë me dije se 27 vjeçari ka deklaruar se ka qenë duke kaluar urën në fshat, kur është plagosur në këmbë.

“Me datë 24.12.2022 në ora 00:05 në SPB-Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime nga arma e zjarrit në këmbë është sjellë D.I.(27) nga fshati Krushopek. Punonjësit e policisë intervistuan të plagosurin, i cili deklaroi se është goditur nga një plumb teksa po kalonte një urë në fshatin Krushopek. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.


You may also like