Plaçkitet një kazino në Tetovë

by admin
Spread the love

Dje (09-prill) në ora 14:00 në SPB-Tetovë, është raportuar se një person ka hyrë në një kazino në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë dhe duke i kanosur punonjësit, ka marrë para nga arka, sipas raportit i njëjti ka tentuar të marrë para edhe në një kazino tjetër, por nuk ka arritur në qëllimin e tij. Çështja po zbardhet dhe dokumentohet.

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (09-prill) rreth orës 17:00 kanë privuar nga liria personin B.J.(18) nga Republika e Kosovës dhe B.G. (47) nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresat përkatëse.

……

Dje (09-prill) në ora 18:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 44-vjeçarin G.P. nga Tetova për shkak të dyshimit se në nga rruga “Boris Kidriç” në Tetovë, me veturën e tij, ka sjellur në Stacionin policorë Tetovë një të mitur nga Tetova kundër dëshirës së tij. Pak më vonë, në orën 21:15, G.P. ka raportuar se rreth orës 17:35 i mituri, kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur i cili ka qenë me një të mitur tjetër në një park në këtë rrugë dhe i kishte dëmtuar celularët e tyre.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57-vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Dje (09-prill) në SPB Tetovë është raportuar se gjatë gjysmës së dytë të lojës, në garën futbollistike në mes të ekipeve ,,Vardar” nga Bërvenica dhe ekipit ,,Besa” nga Çellopeku i Tetovës, të pakënaqur nga sjellja e vendimit nga ana e referit, rreth dyzet lojtarë rezervë dhe tifozë të ekipit ,,Besa”, kanë hyrë në teren dhe kanë tentuar të përleshen fizikishtë me referët dhe delegatin e garës.

Me intervenimin e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë ata kanë qenë të penguar në qëllimin e tyre, por të njëjtit kanë vazhduar të sillen në mënyrë agresive dhe josportive, kështu që loja është ndërprerë.

Mere masa për zbardhjen e rastit dhe marjen e masave adekuate kundër personave të involvuar.

You may also like