Pjesë e Interit në vitet e vështira, ish-futbollisti këshillon zikaltrit: Kujdes Simeonen, është trajner i madh

by admin
Spread the love

Ndoshta pak e mbajnë mend Ezekel Skeloton. Ish-lojtari i Interit në vitet më të vështira postTripletës, argjentinasi ka analizuar sfidën që i pret zikaltrit përballë Diego Simeones.

“Kam pasur fatin ta kem trajner te Katania, në vitin e parë kur erdhi në Europë. Ai mund të konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë sepse ka arritur të ndërtojë një skuadër të madhe, por ka humbur edhe 2 finale Champions-i. Lautaro?

Është një kampion i madh. Po rritet nga viti në vit dhe jam i lumtur për të. Jam i lumtur për të gjithë Interin që po bën një sezon fantastik dhe flas shpesh me Zanetin. Është një person i madh që më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Skeloto për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

You may also like