Pjesë e dytë katastrofike për Laçin, eliminohet nga moldavët e Petrocub

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Merr fund edhe Aventura e Laçit në Europë. Bardhezinjtë pësuan një humbje zhgënjyese ndaj moldavëve të Petrocub në “Elbasan Arena” dhe i dhanë fund aventurës në Conference League, duke bërë që tani të mos mbetet asnjë klub i Superiores në Europë.

Pas barazimit pa gola në Moldavi, pritej shumë nga kurbinasit, që bënë një pjesë të marrë mjaft të mirë dhe kaluan në avantazh me anë të Mentor Mazrekajt, që konfirmoi sërish se po kalon një formë të shkëlqyer.

Në fillim të pjesës së dytë kurbinasit patën dy raste flagrante për të mbyllur llogaritë, por Adeleke dhe Malota shpërdoruan, ndërsa më pas skuadra ran ë gjumë, duke u dhënë mundësi moldavëve të shënojnë plot 4 herë deri në fund.

Me rezultatin e përgjithshëm 1-4, Laçi mbyll kështu aventurën europiane në mënyrë të papritur, ndonëse përballë kishte një kundërshtar mëse të kalueshëm.

Laçi – Petrocub  1-4  (Mazrekaj 38’/ Cotogoi 54′, Ambros 74′, 75′, Cojocaru 93′)

93’ – Maxim Cojocaru vulos dështimin e bardhezinjve. Në minutat shtesë moldavët gjejnë edhe golin e katërt dhe kalojnë në turin e tretë, duke lënë zhgënjim te kurbinasit.

80’ – Mazrekaj bën gjithçka mirë dhe provon të rihapë ndeshjen me një goditje nga distanca, por topi nuk i bindet, pasi kalon ngjitur me shtyllën.

75’ – Black-out total i Laçit, që pëson edhe golin e tretë vetëm një minutë pas të dytit. Tjetër kundësulm i moldavëve dhe sërish Ambros ndëshkon Dajsinanin.

74’ – Tjetër kundërsulm i Petrocub, që këtë herë nuk fal dhe shënon golin e dytë me anë të Ambros. Moldavët në avantazh, duke komplikuar misionin kualifikim për Laçin.

67’ – Shpëton mirë Laçi dhe këtë herë falë Dajsinanit. Moldavët e Petrocub zbresin shpejt dhe provojnë me një gjuajtje nga jashtë zonës, por vetëm ndërhyrja e portierit shpëton Laçin nga pësimi i golit të dytë.

54’ – Kundërsulm i shpejtë i Petrocub, që gjen golin e barazimit me anë të Cotogoi, i cili gjuajti saktë me kokë dhe dërgoi topin në cepin e protës së Dajsinanit.

50’ – Mazrekaj hedh një top nga goditja standard dhe gjen Malotën të lirë, por mbrojtësi lezhjan shpërdoron në mënyrë të pabesueshme, duke dërguar topin jashtë.

47’ – Akinyemi niset në një kundërsulm të rrezikshëm dhe gjuan i vetëm e portierin, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Pranë golit të dytë Laçi.

38′  Goooooool! Laçi në avantazh, Mazrekaj ndëshkon kundërshtarët me një goditje tipike nga brenda zonës

Lojtës Videosh

35′ Guindo godet me kokë, por goditja qëndrore e sulmuesit ndalet nga portieri Avram

25′ Sërish kurbinasit në aksion, Ujka provon nga distanca me topin që përfundon pak jashtë kuadratit

Lojtës Videosh

20′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin, kundërsulm i shpejtë nga kurbinasit që rrezikojnë me Adeleke Akyniemi por goditja e sulmuesi përfundon ngjitur me shtyllën teksa portieri kundërshtar ishte plotësisht i mposhtur

Lojtës Videosh

9′ Sërish Petrocub rrezikon kurbinasit, goditja me kokë përfundon jashtë

7′ Petrocub jep shkëndijën e parë, Laçi me fat pasi miqtë godasin shtyllën dhe më pas topi devijohet në goditje këndi

Lojtës Videosh

1′ Starton sfida në Elbasan Arena, Laçi pret moldavët e Petrocub

Laçi: Dajsinani, Turkaj, Velkoski, Malota, Cucin, Ziko, Ujka, Babatunde, Mazrekaj, Adeleke, Guindo
Trajner: Shpëtim Duro

Petrocub: Avram, Revenco, Platica, Jardan, Mudrac, Sandu, Bogaciuc, Cotogoi, Turcan, Iosipoi, Ambros
Trajner: Ivan Tabanov


Top Channel

You may also like