Pistorius lirohet pas nëntë vitesh – Shqip

by admin
Spread the love

Oscar Pistorius u lirua me kusht të premten, më 5 janar. Ish-paraolimpisti, i cili përfundoi në burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp, ​​është liruar me kusht pas gati nëntë vitesh.

Megjithatë, një rrezik edhe më i madh mund ta presë në anën tjetër të hekurave. Policia në Johanesburg ka marrë informacione që sugjerojnë se bandat e qytetit po kërkojnë hakmarrje për vrasjen e Reeva Steenkamp.

Më 14 shkurt 2013, Pistorius, 37 vjeç, vrau të dashurën e tij 30-vjeçare Reeva Steenkamp me katër të shtëna përmes një dere të mbyllur të banjës.

Ai u mbrojt pa sukses duke thënë se mendonte se kishte hajdutë në banjë dhe mori një dënim me pesë vjet burg, i cili më vonë u rrit në 15 vjet. Ai lirohet me kusht pasi vendos se është gati të riintegrohet në shoqëri.

Ndërsa ishte në burg, në vitin 2017 u plagos në një përleshje me një të burgosur tjetër, ndërsa një vit më parë i duhej ndihma e mjekut pasi kishte plagosur kyçin e dorës.

Situata në përgjithësi mund të jetë edhe më e keqe për Pistorius, pasi ai ka shumë armiq në Afrikën e Jugut. /tesheshi.com/

You may also like