Pique trondit Barcelonën, njofton në mënyrë surprizë tërheqjen nga futbolli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trondit Gerard Pique. Mbrojtësi i Barcelonës ka njoftuar në mënyrë surprizë tërheqjen e tij nga futbolli. 35-vjeçari e ka bërë të ditur këtë gjë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Pique publikoi një video e cila tregonte rrugëtimin e tij që prej fëmijërisë te Barcelona, ndërkohë që tha se sfida e radhës do të jetë edhe e fundit në “Camp Nou”. Me këtë deklaratë surprizë, ai njoftoi se e ka mbyllur kapitullin e tij si futbollist i Barçës, ndërsa u shpreh se do të jetë tashmë thjesht një fanst i katalanasve, ashtu siç ka qenë prej fëmijërisë.

Tërheqja nga futbolli për Pique vjen menjëherë pasi ky i fundit është vënë në qendër të kritikave te Barcelona. Pique njoftoi në postimin e tij se nuk mund të shkonte në asnjë ekip tjetër, prandaj po e mbyll me futbollin në këtë mënyrë. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like