Pique mbrohet nga akuzat: Asgjë për të fshehur, krenar për marrëveshjen

by admin
Spread the love

Pas publikimit të disa dokumenteve dhe përgjimeve në lidhje me transferimin e SuperKupës së Spanjës në Arabinë Saudite, Gerard Piqué ka dalë në një konferencë për shtyp për të shpjeguar atë që ka ndodhur me kompaninë e tij të eventeve sportive “Kosmos” dhe për tu mbrojtur nga akuzat.

“Jam shumë krenar për këtë marrëveshje, sepse për futbollin spanjoll është një marrëveshje e rëndësishme, totalisht ligjore dhe sipas meje nuk ka konflikt interesi. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës.

Piqué u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me komisionet e fituara për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite, pasi kompania e tij ka përfituar 24 milionë euro nga kjo gjë.

“Nuk do të marr vendime bazuar në mendimet e njerëzve. Nuk kam çfarë të fsheh. Kemi kontakte shumë të mira në Lindjen e Mesme dhe njerëzit në Arabinë Saudite na thanë se donin të çonin aktivitete futbollistike në vendin e tyre.

Vendosa të flas me presidentin e Federatës Rubiales, duke e pyetur nëse ishin të interesuar të spostonin SuperKupën e Spanjës jashtë vendit. Propozuam që të ndryshonim edhe formatin dhe ky ka qenë një sukses”, ka thënë Piqué. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like