Pioli: Titulli është vetëm pika e nisjes, klubi e di se çfarë duhet të bëjë

by admin
Spread the love

Në eventin ku ka marrë çmimin “Qytetar nderi” nga krye-bashkiaku i Noceto, Stefano Pioli ka folur për sezonin e ri, që Milani i tij do ta nisë me titullin e qepur në fanellë.

“Të hënën do të fillojmë përgatitjet me entuziazëm të madh. Bëmë diçka speciale, por ajo duhet të jetë vetëm një pikë nisjeje. I dimë vështirësitë që do të hasim në Itali dhe në Europë. Ka shumë entuziazëm për rifillimin, më pas klubi e di se çfarë duhet të bëjë. Do të jetë një sezon i vështirë dhe ne do të mundohemi të jemi në lartësinë e duhur.

A kam ndryshuar që nga fillimet? Sigurisht, shumë. është normale që të jetë kështu. Mësohet shumë nga eksperiencat pozitive dhe negative. Tani jam më i matur dhe më i vetëdijshëm për aftësitë e mia. Kam shumë pasion dhe dëshirë për ti bërë gjërat me entuziazëm, për tu rritur dhe përmirësuar. Shpresoj që e ardhmja të jetë e ndritur”, ka thënë trajneri i Milanit. / Oversport.tv

You may also like