Pioli: Shpresoj të fitojë Franca, jam tifoz me lojtarët e mi

by admin
Spread the love

Nuk janë vetëm francezët ata që dëshirojnë që Kombëtarja e tyre të fitojë Kupën e Botës. Një fans i “Gjelave” në kampionatin që po zhvillohet në Katar është edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ky i fundit është shprehur se po bën tifo për lojtarët e tij në Katar dhe që Franca të kurorëzohet sërish si kampione e botës.

“Shpresoj të fitojë Franca, unë jam tifoz me lojtarët e mi. Flas me ta për të kuptuar si janë. Po përpiqemi t’i lëmë të lirë sa më shumë të mundemi, por pas ndeshjeve i pyesin për gjendjen e tyre dhe të gjithë po e respektojnë këtë rregull. Nëse jo, të shkretët ata…”, u shpreh fillimisht duke bërë një batutë Stefano Pioli.

Milani ka dy lojtarë të grumbulluar me Kombëtaren e Francës, Olivier Giroud dhe Theo Hernandez. Të dy janë titullarë dhe janë duke zhvilluar një kampionat të madh, sidomos sulmuesi i cili në katër ndeshje të zhvilluara ka realizuar tre gola duke thyer edhe rekordin e Thiery Henry si golashënuesi më i mirë në historinë e Francës. /oversport.tv

You may also like