Pioli: Mund të qëndroj gjatë te Milani, Inter dhe Juve skuadrat më të forta

by admin
Spread the love

“Derbi? Skuadra nuk u dorëzua kurrë, pastaj episodet vendosën një ndeshje që ishte shumë më e ekuilibruar se çfarë u tha”, ka thënë trajneri i Milanit, Stefano Pioli për “Radio Anch’Io Sport”.

“Rinovimi im? Unë jam mirë këtu, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe drejtuesit. Jemi në sintoni të plotë dhe aktualisht mund të them se mund të qëndroj këtu përgjithmonë, por dihet që futbolli është plot me dinamika”, ka vazhduar tekniku kuqezi.

Trajneri ka folur edhe për episodin nga i cili lindi goli i parë i Giroud, që u kontestua shumë nga Interi:

“Është gjyqtari ai që vendos se si do të interpretojë faullet, ndërsa lojtarët duhet të përshtaten. Në Europë disa faulle nuk jepen, nuk mund të ndalosh dhe të protestosh. Unë jam për të mos i dhënë gjysmë-faullet, sepse futbolli është një lojë kontakti”.

“Tashmë duhet të përfitojmë nga ky rezultat për të pasur më shumë bindje dhe entuziazëm. Në Itali çdo ndeshje është e vështirë, por sidomos ato të fazës së dytë. Tani do të ndeshemi me Sampdorian dhe duhet të bëjmë një paraqitje të një niveli të lartë.

Më parë është Kupa e Italisë kundër Lazios, një nga skuadrat me sulmin më cilësor. Klasifikimi nuk është i plotë, sepse duhet të rikuperohen edhe disa ndeshje.

5 skuadrat e para luftojnë për titullin dhe Championsin. Janë edhe 15 ndeshje për tu luajtur, 45 pikë në dispozicion janë shumë. Ka shumë ekuilibër dhe duhet të japim maksimumin. Mendoj akoma se Interi dhe Juventusi janë skuadrat më të forta të kampionatit”, ka thënë Pioli. / Oversport.tv

You may also like