Pioli: Kjo skuadër mund të fitojë gjithçka, mos prisni merkato në janar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani do të rikthehet në Itali pas fazës përgatitore të zhvilluar në Dubai dhe është gati për sfidën e radhës në kampionat kundër Salernitanës që do të luhet në 4 janar.

“Kjo periudhë na dha mundësinë që të kalojmë më shumë kohë në grup dhe të punojmë më shumë për tu përmirësuar. Zhvilluam ndeshje të vështira që na ndihmojnë të rritemi. Ishte një fazë përgatitore shumë e dobishme që na shërben të rinisim kampionatin me më shumë forcë, bindje dhe besim. Djemtë punuan mirë dhe me dëshirë për të rritur nivelin dhe vetëbesim tonë”, ka thënë trajneri I Milanit, Stefano Pioli.

Ishte një pushim I pazakontë për shkak të Botërorit: “Lojtarët nuk bënë 40 ditë pushim si në verë, prandaj ishte më e lehtë. Kthehemi në Milanello për tu përgatitur sa më mirë për sfidat e janarit dhe shkurtit. Mbetem shumë I bindur për cilësitë e skuadrës sime, jemi të fortë dhe të aftë për të fituar çdo ndeshje. E dimë që niveli dhe konkurrenca është rritur. Napolit mbi të gjithë po tregon se ka cilësi të jashtëzakonshme dhe nëse vazhdon kështu duhet ta përgëzojmë.

Merkato e janarit? Merkato jonë në janar do të jetë rikuperimi I të gjithë lojtarëve.  Kjo skuadër I ka mundësitë të jetë konkurruese në çdo kompeticion dhe të synojë trofeun. Objektivi ynë është fitorja dhe kemi 4 kompeticione ku të fokusohemi”, ka thënë Pioli. / Oversport.tv

 

You may also like