Pioli: Goli i Udogie? Gabim i rëndë, nuk ka mundësi që VAR mos ta ketë parë

by admin
Spread the love

Stefano Pioli e tregon qartë mendimin e tij për gjykimin në përfundim të sfidës Milan-Udinese:

“Goli i Udogie? Nuk është një episod i dyshimtë, lojtari i Udineses shënon gol me dorë. Ndoshta gjyqtari nuk e ka parë sepse kishte shumë lojtarë përpara, por që të mos ta ketë parë as VAR-i më duket e vështirë.

Është një gabim i rëndë, që ndikoi në rezultatin final të sfidës. Është e vërtetë që nuk bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme, por gabimet janë të dukshme dhe për më tepër ka patur vetëm 45 minuta lojë efektive.

Kjo nuk është e mundur në futbollin modern. Ai që drejton garën mban përgjegjësi. Tani mendojmë që të bëjmë më mirë, sepse i kemi mundësitë.

U nxehëm në fund të ndeshjes? Më thoni sa herë i keni parë kaq nervozë lojtarët e mi, ishin sepse panë disa gjëra në fushë”, ka thënë trajneri i Milanit për “Dazn”. / Oversport.tv

You may also like