Pioli: Do të bëjmë gjithçka për të fituar, nuk është sfidë vendimtare

by admin
Spread the love

Stefano Pioli ka folur përpara mediave në prag të sfidës përballë Dinamos së Zagrebit në Champions League. Tekniku i Milanit i dha mesazhe të qarta ekipit se duhet që ta fitojnë këtë takim dhe se nuk do të nënvlerësohet në asnjë moment kundërshtari.

“Nëse luajmë në një nivel të lartë, kemi shanse të shkëlqyera për të fituar në Itali dhe në Europë. Duhet të luajmë me potencialin tonë të plotë në të gjitha nivelet e lojës, teknik, taktik, mendor dhe në qasjen që duhet të kemi ndaj sfidave.”

SFIDA NDAJ DINAMOS- “Unë në çdo takim zgjedh Milanin më të mirë për të fituar ndeshjen. Skuadra po ecën mirë, i di minutat që kanë luajtur lojtarët e mi dhe na mungojnë disa lojtarë. Ndaj Dinamos është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë maksimumin për të fituar.”

ABICIET- “Ambicia jonë është të japim më të mirën në çdo ndeshje. Ndaj Dinamos nuk është sfidë vendimtare, por është shumë e rëndësishme pas paraqitjes në ndeshjen e parë. Ne e dimë këtë gjë dhe e kemi përgatitur ndeshjen më së miri.” /oversport.tv

You may also like