Pioli: Besoj ende te titulli kampion, tetë pikë mund të rikuperohen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fillimisht në Dubai dhe tani në Milanello, Milan rinis përgatitjet me kohë të plotë në prag të ristartit të Serie A, spektakli rikthehet të mërkurën e 4 janarit në orën 12:30 kur pikërisht kampionët e Italisë do të ndeshen në transfertë me Salernitanen.

Kjo përballje do të jetë e para e një turi force me takime mes kupës dhe kampionatit.

Kuqezinjtë gjenden të dytët në renditje me 8 pikë diferencë nga Napoli kryesues, natyrisht skuadra e Spallettit ka në dispozicion një distancë sigurie të konsiderueshme, por një fakt i tillë nuk e step aspak trajnerin e Milanit Stefano Pioli.

“Milan duhet të besojë te përmbysja e hierarkive në renditje, 8 pikë  nuk është distancë e parikuperueshme, ka ende shumë javë në dispozicion dhe gjithçka mund të ndodhë”, thotë fillimisht Pioli.

“Ne duhet të bazohemi tek sezoni i shkuar, besuam tek titulli edhe kur dukej mision i pamundur, prandaj e dimë se nëse japim maksimumin shumëçka varet nga ne, duhet vetëm besim dhe optimizëm, të frymëzohemi nga suksesi i pranverës se shkuar” –deklaron trajneri i Milanit i cili më tej rikujton një prej momenteve më të veçanta të festimeve të titullit kampion sezonin e shkuar:

“Në orën 2 të natës unë dhe im bir Gianmarco, i cili është pjesë e stafit teknik kemi qenë në ballkon duke tymosur një cigare ndërkohë që një lum tifozësh parakalonin poshtë nesh duke festuar. Në atë moment e kuptova realisht madhështinë e asaj që kishim arritur” vijon rrëfimin e tij Pioli.

Tekniku i Milanit do të përballet me Salernitanën më 4 janar, pikërisht skuadrën ku  nisi karrierën si trajner profesionist në Serinë B.

“Mendoj se jam përmirësuar shumë si trajner, në shumë situata mendja punon më shpejt, gjithashtu komunikimi dhe këndvështrimet taktike tanimë janë më të shumta.

Gjithsesi kundër Salernitanës nuk kemi rrugë tjetër, duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të shpresojmë se Napoli do të gabojë” përfundoi Pioli. /oversport.tv

You may also like