Pioli: Arritëm një fitore të merituar, treguam se jemi skuadër

by admin
Spread the love

Milani mposht Juventusin në supersfidën e javës së 9-të të Serie A. Kuqezinjtë triumfuan falë golave të Tomori dhe Diaz, ndërsa pas sfidës komentoi paraqitjen e ekipit të tij edhe Stefano Pioli. Tekniku kuqezi u shfaq i lumtur gjatë ndeshjes, në triumfin e tij të parë përballë Allegrit.

“Ishte një ndeshje me nivel të lartë. Pas 20 minutave të para që ishin jo shumë të mira, më pas kemi zhvilluar një ndeshje sakrifice. Leao duhej të përmirësohej disi në mbrojtje në lojën pa top dhe sot e ka bërë përballë Danilos. I mungon ende diçka dhe duhet të punojë mbi këtë gjë për t’u ritur edhe më shumë.

Ne u treguam një skuadër, ndryshe nga ndeshja në Londër ku u përçamë. Sot ishim më kompaktë dhe punuam të gjithë sëbashku, ashtu siç duhet të bëjmë gjithmonë, sepse kështu kemi mundësi për të arritur rezultate pozitive.

Sot skuadra tregoi dëshirën dhe vendosmërinë që ka sepse kjo sfidë ishte e rëndësishme edhe për klasifikimin. E merituam këtë fitore.” /oversport.tv

You may also like