Pikëlluese/ Futbollisti italian Meggiorini fillon të qajë në fushë, kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Lecce mundi Vicenzan 2-1 në shtëpi në ndeshjen e fundit të xhiros së 18-të të Serie B, por më shumë se loja dhe rezultati, vëmendjen e tërhoqi një detaj i pazakontë kur lojtari i mysafirëve Riccardo Meggiorini qau në fushë.

Fundi i ndeshjes ishte jo shumë i mirë, ku u krijua një turmë në mesin e fushës, e ku ishin pjesë lojtarët e të dyja skuadrave.

Në një moment, kamerat filmuan sulmuesin Vincenzo Riccardo Meggiorini (36 vjeç) duke qarë pas një debati me lojtarin slloven dhe anëtarin e Lecces, Jean Mayer (29 vjeç).

Siç u zbulua në mediat italiane, slloveni shau nënën e tij të vdekur, gjë që e goditi rëndë Meggiorinin.

“Çfarë lidhje ka nëna ime? Tregoni respekt”, thuhet t’i ketë thënë Meggiorini, gjë që lexohet edhe në fjalët nga buzët në pamjet e shfaqura në TV.

Meggiorini u përqafua nga mbrojtësi kundërshtar Lucioni, i cili tentoi t’i jepte kurajo.

Pas ndeshjes Riccardo Meggiorini dhe Jean Mayer u pajtuan, pasi slloveni kërkoi falje për ofendimin.

You may also like