Pikëllim i madh pas aksidentit vdekjeprurës së shtetasit të MV në Itali

by admin
Spread the love

Në Brixen dhe Vahrn të Italisë po mbretëron një pikëllim i madh pas vdekjes së shtetasit të Maqedonisë së Veriut M. B.. Siç dihet, 45-vjeçari ka humbur jetën në një aksident trafiku me motoçikletën e tij para tri javësh në rrugën shtetërore Brenner afër Atzwang

Kur ndodhi aksidenti, indjeri ishte duke vozitur në veri me Suzukin e tij.

Policia rrugore është përgjegjëse për zbardhjen e aksidentit. Është përfshirë edhe prokuroria publike. Mësohet se në vendin e aksidentit ka një gjurmë frenimi 35 metra të gjatë. Duhet sqaruar pse kishte ndodhur kjo manovër e ashpër frenimi.

Vdekja e papritur e 45-vjeçarit ka shkaktuar pikëllim dhe shqetësim në komunitetin maqedonas në Vahrn dhe Brixen, shkruan e përditshmja italiane Alto Adige. Burri jetonte dhe punonte në Vahrn, transmeton portali Shtegu.

Ai ka lënë pas partneren dhe një djalë të vogël. Familjarët, miqtë dhe të njohurit janë tronditur nga lajmi për vdekjen e tij të papritur.

Nëpër rrjetet sociale shumica kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për humbjen. 45-vjeçari ishte veçanërisht i njohur në rrethet e motoçiklistëve.

You may also like