Pietro Pellegri mbetet “granada”, Torino e blen zyrtarisht nga Monaco

by admin
Spread the love

Pietro Pellegri do të vazhdojë aventurën e tij me Torinon. Klubi granada e ka blerë atë zyrtarisht nga Monaco pasi e kishte në sezonin e kaluar në formë huazimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi torinez me anë të një komunikate zyrtare për shtyp. “Torino Football Club njofton se ka blerë nga Monaco të drejtat sportive të futbollistit Pietro Pellegri” shkruhej në postimin e Torinos.

Në rikthimin e tij në Itali, Pellegri veshi fillimisht fanellën e milanit e më pas të Torinos. Me granadat, Pellegri u aktivizua në 9 takime ku arriti të realizonte edhe një gol. /oversport.tv

Foto: Torino Football Club, Twitter

You may also like