Philip Rikeer: Është i dukshëm ndikimi i Moskës në përpjekje për të krijuar trazira në Maqedoni

by admin
Spread the love




Ish-ambasadori i SHBA-së në Shkup dhe ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se është i dukshëm ndikimi i Moskës në përpjekje për të krijuar jo vetëm dezinformata, por edhe trazira, për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare, veçanërisht në Maqedoni.

Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se janë krenarë që Maqedoninë e Veriut e kanë si anëtare të 30-të NATO-s.

“Mendoj se është e jashtëzakonshme që Shkupi filloi bisedimet me Brukselin për negociatat për anëtarësim.

Natyrisht, ka disa hapa përgjatë rrugës që duhet të ndërmerren, të cilat, nga ana tjetër, edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, natyrisht, ne e kemi mbështetur prej kohësh anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Reeker.


You may also like